Home » Sport » Zgjedh një ekip italian/ Rashica larg Bundesligës, nuk pranon as klubet angleze

Zgjedh një ekip italian/ Rashica larg Bundesligës, nuk pranon as klubet angleze

by Thashetheme VIP

Milot Rashica ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe është shumë pranë largimit nga Werder Bremen. Pas interesimit të disa klubeve të rëndësishme në Bundesligë dhe Premier League, Napoli është vënë pas mesfushorit 23-vjeçar.

Radio Marte raporton se Napoli e kërkon me ngulm lojtarin e kombëtares kosovare, i cili ka dy vite që është protagonist. Rashica te Napoli do të zëvendësonte anësorin Jose Callejon, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor dhe nuk pritet të rinovojë.

Për Rashicën, menaxher i të cilit është Altin Lala, kanë interes edhe Wolves, Aston Villa dhe RB Leipzig. Rashica këtë sezon te Werder Bremen ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!