Home » Kuriozitete » Zbulim i pabesueshëm në një shpellë

Zbulim i pabesueshëm në një shpellë

by Thashetheme VIP

Zbulohen piktura të lashta në një shpellë në Sinai.

Ekspertët kanë datuar gjurmët e njerëzve të parë dhe sipas tyre janë bërë 12 mijë vjet më parë.

Shpella e vogël gjendet rreth 30 km pranë qendrës së banuar Shën Caterina.

Në muret e shpellës, të mbuluara me piktura të lashta, mbizotëron ngjyra e kuqe e errët dhe ndahen dy grupe të epokave të ndryshme.

Disa mendohet se janë realizuar nga 10-5500 vjet Para Erës Sonë, ndërsa të tjerat rreth 3200 vjet p.e.s.

Kryesisht janë figura kafshësh,veçanërisht gomerë, por edhe subjekte femërore dhe gjurmë duarsh.

Përveç vizatimeve të lashta, në shpellë janë gjetur edhe mbetje kafshësh, çka ekspertët e shpjegojnë me faktin se gjatë kohës kjo shpellë ka shërbyer edhe si strehë për fiset nomade.

Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikitetit bën të ditur se kërkimet për zona të tjera të tilla do të vijojnë


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!