Home » Bota » Ylli i Instagram “çmendi” ndjekësit me jetën luksoze, FBI e heton për pastrim parash!

Ylli i Instagram “çmendi” ndjekësit me jetën luksoze, FBI e heton për pastrim parash!

by Thashetheme VIP

Ramon Abbas shpaloste në rrjetet sociale një jetë luksoze me avionë privatë, veshje stilistësh të njohur e makina supër të shtrenjta. 2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram e njihnin si Ray Hushpuppi, një njeri që merrte helikopertët nga apartamenti në Dubai, dhe shihej vetëm me canta pazari që mbanin mbishkrimin Gucci, Versace e Fendi.

Në mediat sociale, postonte video të vetes duke hedhur në ajër para kesh si të ishin confetti, dhe ndjekësve u thoshte se ishte agjent i pasurive të paluajtshme. Por stili i tij ekstravagant i jetesës tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat zbuluan se ky luks financohej përmes skemave të hakerimit me të cilat pastroheshin miliona dollarë të vjedhura nga kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Postimet e tij pompoze lanë gjurmë dixhitale të provave të cilat, hetuesit i përdorën më pas për ta lidhur me shkeljet që e cuan në pranga. Zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe bastisën apartamentin e Hushpuppit në Dubai, e arrestuan dhe ia dorëzuan FBI-së që e çoi në Chicago. Nga aty do të transferohet më tej në Los Angeles për tu përballur me akuzat e pastrimit të miliona dollarëve përmes skemave të krimit kibernetik.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!