Home » Thashetheme » Will Smith nuk mund të qëndrojë larg muzikës, një tjetër bashkëpunim

Will Smith nuk mund të qëndrojë larg muzikës, një tjetër bashkëpunim

by Thashetheme VIP

Will Smith synon një rikthim në muzikën rep me këngën “Esta Rico”.

Këngëtari dhe aktori 50-vjeçar është bashkuar me Marc Anthony dhe Bad Bunny, për incizimin e këngës së re.

Ndërsa tashmë “Esta Rico” është lançuar me videoklip dhe menjëherë është pëlqyer nga fansat e këngëtarëve.

Kjo këngë vjen pas pjesëmarrjes së Will Smith në realizimin e himnit të Kampionatit Botëror, ku interpretoi edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi.

Nicky Jam është artisti tjetër që e kompletoi treshen për realizimin e këngës që u bë hit në mbarë botën.

Para “Live It Up”, Smith këngën e fundit e kishte publikuar në vitin 2015 me Bomba Estereo, “Fiesta”.

Kanë kaluar 13 vite që nga albumi i fundit solo i tij, “Lost And Found” (2008), mirëpo bashkëpunimi me Anthony është pritur për një kohë të gjatë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!