Home » Thashetheme » Vjedhja në shtëpinë e Paolo Rossi, ja çfarë thotë policia

Vjedhja në shtëpinë e Paolo Rossi, ja çfarë thotë policia

by Thashetheme VIP

Një bandë e organizuar, jo një hajdut i rastit  e kanë kryer vjedhjen në shtëpinë e Paolo Rossit ndërsa varrimii tij po mbahej në Vicenza.

Kjo është hipoteza e karabinierëve Arezzo, të cilët kanë kryer një seri kontrollesh në fshatin Poggio Cennina, duke ruajtur vilën e lojtarit , ku ndër të tjera ka dhe nga ata që vazhdojnë dhe sjellin lule në portë.

Nga kontrollet paraprake ata që vepruan nuk kanë lënë gjurmë.

Dy ose  ndoshta tre mjete hajdutët kanë mbërritur në vend siç tregohet nga disa dëshmi të njerëzve që kanë vërejtur lëvizjet e makinave.

Ndërsa përsa i përket inventarit fillestar rezulton se është marrë një orë Rolex që mbahej zakonisht nga Paolo Rossi , 150 euro dhe disa bizhuteri me vlerë jo të madhe: reliket dhe shumë gjëra të tjera me vlerë ruhen në mënyrë të sigurt dikur tjetër pikërisht për vjedhjet e mëparshme në zonë.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Bucine Nicola Benini, duke folur për gazetarët tha se ishte i tronditur nga ajo që ndodhi, ashtu si qyteti po përgatitet të bëjë homazhe ndaj Paolo Rossi me një ceremoni që do të mbahet këtë javë ku do t’i vendoset stadiumit lokal emrin e tij.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!