Home » Thashetheme » Virusi vdekjeprurës ‘vjen’ nga Kina në Europë, Ministria e Shëndetësisë merr masat, mbledh me urgjencë task-forcën

Virusi vdekjeprurës ‘vjen’ nga Kina në Europë, Ministria e Shëndetësisë merr masat, mbledh me urgjencë task-forcën

by Thashetheme VIP

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur Task Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës.

Deri më tani  numri i personave të vdekur ka shkuar në 81, ndërsa mijëra raste të tjera janë konfirmuar si të prekur. Raste me koronavirus janë shënuar edhe në Europë, më konkretisht në Bari të Italisë, shumë pranë vendit tonë.

Për të monitoruar situatën nga afër në Pekin ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Kryeqendra e virusit është qyteti i Wuhanit, në të cilin po planifikohet ndërtimi i një spitali gjigand, ku edhe do të izolohen të gjithë të prekurit.

(k.m./dosja.al)


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!