Home » Thashetheme » Video e David Beckham duke fjetur vendoset në murin e maternitetit ku lindi ish-futbollisti

Video e David Beckham duke fjetur vendoset në murin e maternitetit ku lindi ish-futbollisti

by Thashetheme VIP

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londrës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Vepra e artit u realizua nga Sam Taylor-Johnson dhe u huazua nga departamenti i gjinekologjisë në Whipps Cross Hospital në Leytonstone deri në mars të vitit 2020.

E zbuluar në vitin 2014, David tregon ish-kapitenin e Real Madrid duke fjetur për 40 minuta pas një seance stërvitore.

Beckham, tani 44 vjeç, lindi në maternitetin e spitalit në vitin 1975 dhe u rrit aty pranë.

Taylor-Johnson u ngarkua të krijojë një portret të tij në 2002, kur njihej si Sam Taylor-Wood.

Regjisorja e Fifty Shades of Grey e konsderoi si një “meditim mbi njeriun e famshëm”.

“Ajo që ofron kjo hapësirë është një moment qetësie ndërsa njerëzit janë duke pritur për takime me mjekët,”-tha ajo.

“Është shumë paqësore, që u siguron njerëzve diçka shumë të qetë për të parë.”


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!