Home » Aktualitet » Vetëhelmohen me fostoksinë dy vajza në Berat

Vetëhelmohen me fostoksinë dy vajza në Berat

by Thashetheme VIP

Depresioni dhe problemet sentimentale kanë çuar drejt aktit të vetëhelmimit dy 20-vjeçare në qarkun e Beratit.

Adelajda Caushi, 20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K. 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se vajzat kanë pirë medikamente helmuese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën.

Vajzave i’u është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burimet e policisë konfirmojnë se,vajzat janë helmuar në banesat e tyre në kushte të rënda depresioni.

Dy 20-vjeçaret kanë qënë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelmimit kanë qënë problemet dhe konfliktet e shpeshta me partnerët e tyre gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!