Home » Big Brother Albania 8 » Veseli mohon lidhjen me Tean

Veseli mohon lidhjen me Tean

by Thashetheme VIP

veseli

“Ëndrra ime u realizua qysh atëherë kur m’u konfirmua pjesëmarrja në “Big Brother 8”. Kështu është shprehur Vesel Kurtishaj në intervistën e parë të dhënë për mediat në Kosovë, pas fitores në këtë format televiziv.

Ai të mërkurën ishte i ftuar në emisionin “Express Summer” në KTV, ku përveç fitores, foli edhe për jetën, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Fluksi i madh pas daljes më ka angazhuar shumë me intervista, por në përgjithësi po shkon mirë” është shprehur Veseli, i cili po ashtu tha se, të qenit fytyrë publike është ëndrra e çdo kujt por që ky nuk ka qenë qëllimi i tij i vetëm për t’u bërë pjesë e “Big Brother…”

Ai tha se për fitoren në “Big Brother Albania 8”, i ka ndihmuar vetëm sinqeriteti dhe të qenit tërësisht vetvetja tërësisht.

“Çdo lojtar e ka një strategji kur hyn në atë shtëpi, por ajo hidhet poshtë vetëm dy javë pasi hyn brenda. Unë nuk kam pasur një strategji por ndoshta fakti që kam qenë vetja ka bërë të jem fitues”, ka thënë Kurtishaj në “Express Sumer”.

Ndërsa sa i përket raportit të tij me Tean, e cila po ashtu ishte pjesë e kësaj gare Veseli u shpreh: “Nuk e quaj lidhje. E kam pasur një raport shumë të mirë, e gjitha që kisha me Tean ishte afeksion. Nuk kemi pas lidhje e as nuk kemi”.

Veseli ishte konkurrenti i fundit që ka hyrë në Big Brother dhe pos romancave dhe të mirave, u ballafaqua edhe me sfida të shumta. Sipas tij, fitoren më të vështirë e bëri hyrja e tij me vonesë në shtëpi.

“Gjendesha shumë në vështirësi pasi hyra me vonesë. Kisha probleme t’i thyeja barrierat e njohjes, por të qenit social me ndihmoi shumë” ka përfunduar Veseli. “Big Brother” është një prej “Tv Reality Show” më të njohur në të gjithë botën. Sa i përket versionit shqiptar të këtij spektakli, konkurrentë nga Kosova vazhdimisht kanë marrë pjesë në 8 edicionet e këtij shou në Shqipëri.

Burimi: telegrafi.com


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!