Home » Shqiperia » Veseli dhe Tea nuk fshijnë fotot së bashku, a janë ndarë vërtetë çifti…?

Veseli dhe Tea nuk fshijnë fotot së bashku, a janë ndarë vërtetë çifti…?

by Thashetheme VIP

Që të dy ishin banorë të Big Brother, dhe që të dy arritën të jenë ndër fytyrat më të komentuar të kësaj shtëpie. Fjala është për çiftin Veseli dhe Tea.

Romanca që ata dy krijuan aty brenda ishte njëra ndër pjesët më të pëlqyera dhe komentuara nga publiku, por siq duket një gjë e tillë nuk kishte jetëgjatësi.

Gjatë ditës së djeshme, çifti zuri ballinat e medieve rozë për shkak të siç thuhet, ndarjes së tyre. Sipas shumë spekulimeve thuhet të ketë qenë Veseli ai që tradhtoi Tean me njërën nga balerinat e “ Dance With The Star”, e kjo gjë nevrikosi fituesin e BB 8, duke e bërë që të reagojë dhe të hedhë poshtë arsyet e tradhtisë, raporton Indeksonline.

Mirëpo një gjë e çuditshme po ndodh me çiftin, asnjëri nga ta nuk ka fshirë ende fotot të cilat i kanë realizuar gjatë kohës sa ishin bashkë, e kjo gjë na ngjall dyshime nëse çifti janë ndarë me të vërtetë apo janë duke bërë njësoj sikurse çifti Tuna dhe Coazman, raporton Indeksonline.

Ndërkaq që është Tea ajo e cila vazhdon ende ta ndjek Veselin në Instagram ndërsa që Veseli duket që e ka larguar tashmë atë nga ndjekësit e tij.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!