Home » Big Brother Albania 8 » Veseli BB8: Pushimet dua t’i kaloj me Tean

Veseli BB8: Pushimet dua t’i kaloj me Tean

by Thashetheme VIP

veseli

Fituesi i edicionit të 8-të të BB, Vesel Kurtishaj tashmë është duke shijuar famën që i dha ky format, bashkë me 50 milionë lekët.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, 24-vjecari nga Kosova ka shprehur pëlqimin edhe për Tean, njërën prej vajzave më flirtuese brenda shtëpisë.

Megjithatë, duket se edhe ajo ka një pëlqim për Veselin, të cilin e shprehu edhe në mbrëmjen Post Big Brother, që u transmetua të shtunën në Top Channel.

Të rinjtë janë takuar gjatë kësaj jave, por Veseli, pse jo, do të donte të kalonte edhe ca ditë pushime me Tean:

“Pushimet gjithmonë i kam kaluar me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe Tea është një prej njerëzve pranë së cilës unë ndihem mirë. Nëse ajo do pranonte, po!” – ka thënë Veseli për gazetën “Paloma”.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!