Home » Big Brother Albania 8 » Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni, është fitues i “Big Brother Albania 8”

Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni, është fitues i “Big Brother Albania 8”

by Thashetheme VIP

veseli nga kosova fiton bb albania 8Publiku me votat e tij zgjodhi fitues të “Big Brother Albania 8” Veselin, djalin 23-vjeçar nga Prizreni, i cili njëkohësisht është edhe fitues i çmimit të madh.

Tejet i emocionuar pasi dëgjoi emrin e tij si fitues, Veseli u shpreh se njerëzit që njohu brenda në shtëpi janë çmimi më i madh për të.

“Kam fituar shumë në “Big Brother”, shumë njerëz të mirë dhe ata janë çmimi më i madh për mua. Fitoren ia dedikoj dy mbretëreshave të mia dhe dy vëllezërve”, tha ai.

Si çdo edicion edhe këtë vit ka pasur plot dinamika gjatë udhëtimit njëqind ditor të banorëve, plot debate, surpriza, pa anashkaluar dhe momentet gazmore e argëtimin e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo finale, si i gjithë ky edicion, u prezantua nga Ledion Liço, i cili pas shkëlqimit në finalen e “Top Fest”, finalizoi nën të njëjtin ritëm dhe këtë mbrëmje të fundit të “Big Brother Albania 8”.

Banorët, pas daljes nga shtëpia, u pritën në studio jo vetëm nga Ledioni, por dhe nga opinonistja e këtij viti, Mira Kazhani, e cila ndau çdo mendim dhe pikëpyetje të sajën me ta.

Çdo finalisti, iu ishte përgatitur dhe nga një surprizë nga “Vëllai i madh”, surpriza siç vetëm ai di të bëjë.

Xhensilës, e cila gjatë këtij edicioni ka shprehur dëshirën për të kërcyer, “Big Brother” i kishte përgatitur një performancë nga trupa e baletit të Top Channel. Për Eleonorën, apo ashtu siç të gjithë mësuam ta quanim, “Noa”, iu rezervua një klasë me nxënës, duke i sjellë pak dhe nga profesioni i saj, mësuesia. Surpriza për Veselin solli brenda shtëpisë së “Big Brother”, jo vetëm miqtë e tij më të ngushtë nga Kosova, por e fshehur brenda një dhurate, ishte Tea, vajza për të cilën Veseli kishte shprehur simpati që në orët e para i futur në shtëpi, por dhe këtë herë puthja midis tyre mungoi. Por në “post-Big Brother”, Tea i premtoi publikut një puthje mes tyre.

Ndërkohë, 23-vjeçari nga Prizreni ishte edhe fitues i “Lojës së Gënjeshtrave”, e cila i dhuroi atij 10 milionë lekë të vjetra.

Ja kush ishin 6 finalistët e këtij edicioni të 8-të të “Big Brother Albania”:

Alba, 24-vjeçarja nga Tirana. Energjike dhe me humor, ajo e nisi lojën në çift me Diedonin, për t’u dashuruar më pas me të, duke u kthyer kështu në çiftin e parë zyrtar brenda mureve të shtëpisë. Shpesh me zë të lartë e në qendër të debateve, Alba rezultoi gjithsesi luftarake në lojën e saj.

Fatjoni, 26-vjeçari që nisi një lojë të qetë e me një vel romantik, lidhja me Xhensilën, por që u shndërrua në sulmues të fortë, duke shkaktuar debate me të gjithë banorët. Ashpërsia e tij dhe thyerja e rregullave të lojës e kanë çuar disa herë në prag eliminimi.

Fabjani, 31-vjeçari që jeton në Siçili. Daja, siç e thërrasin banorët, fillimisht kishte sjellje të njëjtë me partnerin e tij, por pas shpërbërjes së lojës dyshe, zgjodhi një lojë të qetë, duke evituar debatet e duke nxjerrë në pah mirësi e humor.

Eleonora, 42-vjeçarja nga Fieri me look trasgresiv, por me këmbë në tokë. Inteligjente e me ide të qarta, ajo ka preferuar të luajë e vetme që në fillim, edhe kur ishte në çift me Marinën.

Xhensila, 26-vjeçarja nga Pogradeci, miss bukurie me sjellje fisnike e te edukuar, ka preferuar t’u qëndrojë larg debateve, por ka shkaktuar një të tillë mes Fatjonit dhe Veselit, pas puthjes me këtë të fundit.

Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni. Ai u përshtat mirë me banorët edhe pse hyri më vonë në lojë. Pasi i kishte parë nga jashtë ata, vëmendja e tij kishte rënë tek Tea, me të cilën u krijuan situata romantike, por dhe me humor, në atë që u quajt si telenovela e tyre. I dashur, i qeshur dhe tolerant, ai u ka rezistuar me edukatë sulmeve të forta.

Burimi: Zeri.info


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!