Home » Thashetheme » UFC/ Kundërshtari i pamëshirshëm tenton t’i thyejë krahun, veprimi i tij lë pa fjalë (VIDEO)

UFC/ Kundërshtari i pamëshirshëm tenton t’i thyejë krahun, veprimi i tij lë pa fjalë (VIDEO)

by Thashetheme VIP

Tony Ferguson ka treguar edhe një herë mentalitetin e tij prej një luftëtari, pasi refuzoi që të pranonte humbjen në përballjen ndaj Charles Oliveira që i kishte kapur krahun në raundin e parë në UFC 256.

Ylli i MMA-së e kishte përfunduar ecurinë e tij prej 12 fitoresh radhazi në muajin maj, pas humbjes ndaj Justin Gaethjes në UFC 249.

Ferguson bëri rikthimin e tij të shtunën në kafaz në UFC 256 në Las Vegas.

‘El Cucuy’ gjeti vetën të kapur në mënyrë të vështirë nga kundërshtari që në dhjetë sekondat e fundit të raundit të parë.

Oliveria kishte të gjithë kontrollin mbi Fergusonin, derisa vazhdonte të bënte presion mbi kraharorin e tij, derisa kishte pamje shokuese.

Ndërsa 31-vjeçari bëri gjithçka që ta detyronte Fergusonin të trokiste tre herë në shenjë dorëzimi, por ky i fundit u shpëtua nga gongu në fund.

Sidoqoftë, Fergusonit nuk i kishte ndodhur asnjëherë që të humbiste dy herë radhazi, mirëpo Oliveira fitoi me vendim unanim.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!