Home » Thashetheme » U përfol se është ndarë nga partneri dhe ka një lidhje me Seldin, ish-banorja e “Big Brother” zbulon të vërtetën

U përfol se është ndarë nga partneri dhe ka një lidhje me Seldin, ish-banorja e “Big Brother” zbulon të vërtetën

by Thashetheme VIP

Prej pak ditësh po qarkullon një lajm, në të cilin thuhet se ish-banorja e “Bog Brother”, Gerta Shino, është ndarë nga partneri i saj, Florenti.

Shkak i këtyre aludimeve u bënë pikërisht rrjetet sociale, aty ku shihet se dyshja kishte fshirë të gjitha fotografitë që shfaqeshin bashkë.

Madje ditën e djeshme Gerta u pa në shoqëri të këngëtarit shqiptar, Seldi Qalliu, dhe menjëherë u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë duket se lajmet nuk kanë qenë të vërtetë dhe këtë e ka treguar Gerta në një deklaratë për “Xing.al”. Ish-banorja ka treguar se ata janë vetëm shokë dhe ka mohuar lajmet e ndarjes nga Florenti.

“Nuk jemi ndarë, jemi ende bashkë. Seldin e kam shok”, tregon Gerta. Kujtojmë se pak muaj më parë ish-banorja ka treguar se ka në plan të martohet dhe dasma do të jetë intime.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!