Home » Shqiperia » Turjan Hysko:” Toka dhe deti helmohen, shqiptarët bëhen copash për 30 qershorin”

Turjan Hysko:” Toka dhe deti helmohen, shqiptarët bëhen copash për 30 qershorin”

by Thashetheme VIP

Mjedisi është shtëpia jonë, të cilin duhet ta mbajmë të pastër, ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim i mundshëm, sidomos nga plehrat dhe plastika.
Këto të fundit janë shqetësimet kryesore që moderatori i njohur Turjan Hysko nxjerr në pah në një video të realizuar me fëmijët e emisionit “Familja”.
Me anë të një postimi në Instagram, Turi bën me dije se indicien për të bërë një spot të tillë e mori nga një video italiane. Moderatori përkrah videos sensibilizuese ku shfaqen fëmijë të moshave të ndryshme, shkruan se toka dhe deti po helmohen nga plehrat që hidhen çdo sekondë, ndërkohë që populli shqiptar bëhet copash për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kur e pashe per here te pare ne italisht me pelqeu shume dhe mendova ta realizojme ne shqip me femijet e “Familja”! Ne Shqiperi te flasesh per mjedisin, shendetin apo mbrojtjen e natyres je alien ose i cmendur por nderkohe qe ne behemi copash per 30qershorin, toka dhe deti helmohet cdo sekonde ne kete vend te bekuar! Nese nuk duam ta bejme per veten, ta bejme per femijet qe sna kane asnje borxh… Nje planet kemi, nje Shqiperi kemi!!!! Boll me plastike, boll me plehra…“-shkruan Turi.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!