Home » Thashetheme » Transgjinorja shqiptare rrëfen merakun e të atit: Ka pikë të dobët si më trajtojnë çunat

Transgjinorja shqiptare rrëfen merakun e të atit: Ka pikë të dobët si më trajtojnë çunat

by Thashetheme VIP

Transgjinorja 25-vjeçare, Lola, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” ku ka pranuar hapur orientimin e saj seksual.

Gjatë bisedës në studio, ajo ka folur për herë të parë historinë e jetës së saj dhe ka ndarë këshillat që i jep babai i saj. Sipas saj djemtë shqiptarë flirtojnë me transgjinorët por kur ajo nuk u’a var, bëhen homofob.

“Pika e dobët e babit është “si të trajtojnë çunat” ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur. Nuk kam patur marrëdhënie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm. Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk i’a kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!