Home » Thashetheme » Tha se ishte i martuar e shpresonte për një rikthim me Keisin, por Stresi kapet duke puthur një tjetër

Tha se ishte i martuar e shpresonte për një rikthim me Keisin, por Stresi kapet duke puthur një tjetër

by Thashetheme VIP

Reperi Sresi deklaroi gjatë një interviste të pak ditëve më parë se ishte ende i martuar me Keisin, pavarësisht lajmeve që po qarkullojnë lart e poshtë.

Sipas tij, çifti po bën thjesht një pauzë të vogël, duke lënë të kuptohet se ka shpresë që gjërat do të rregullohen sërish. Madje, ai mohoi edhe lajmet për tradhëti, teksa u shpreh se s’do t’ia bënte kurrë Keisit diçka të tillë.

“Është shumë ulje. S’ka lidhje me mua e karakterin tim. Unë kam kundërshtarët e mi dhe i mburr, imagjino njeriun tim, që e ke dashur dhe e ke mbajtur në gji. S’mund ta ulësh ashtu. Aktualisht jam i martuar. Jam një burrë i martuar. Kam përgjegjësi.  Gjendja shpirtërore është me ulje-ngritje, nga mirë fare në çka. Normalisht që ka komunikim (me Keisin), komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave. Çdo gjë shkon me kohën”, u shpreh reperi.

Mirëpo, burime për “Iconstyle.al” kanë siguruar një video ku Stresi shfaqet në shoqërinë e një vajze teksa ndodhen së bashku në club.

Në një moment, reperi afrohet dhe e puth në faqe vajzën brune, ndërsa ajo nis të buzëqeshë.

Ende nuk dihet nëse vajza në fjalë është fanse, mikeshë, apo ka diçka më shumë me Stresin. Mbetet të presim për të mësuar më shumë të reja nga reperi.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!