Home » Shqiperia » Tea: Është ende shumë herët të mbarojnë ndjenjat për Veselin

Tea: Është ende shumë herët të mbarojnë ndjenjat për Veselin

by Thashetheme VIP

veseli

Vajza nga Korça mesa duket ka gjetur veten në Tiranë. Pas përfundimit të “Big Brother” dhe ndarjes me Veselin, për Tean gjithçka po ecën mirë. Bukuroshja ka nisur të merret me modeling, por ashtu edhe si vetë na thotë, ky është vetëm një pasion për të.

“Modelingu është një hobi im, jo se unë po merrem seriozisht. Kam në plan që vitin e ardhshëm të nis një shkollë për stiliste dhe këto janë projektet e mia për të ardhmen. Modelingu do të mbetet një pasion i imi, por asgjë më tepër”.

Megjithatë Tea nuk ishte e vetmja vajzë në “Big Brother” që kishte një pasion për pasarelat, edhe Xhensila, vajza nga Tirana, njihet tashmë për karrierën e suksesshme si miss.

Hyrja e bujshme e Teas në sfilatat u duk si një sfidë për Xhesin, por mesa duket nuk është e tillë. “Aspak nuk ka lidhje me Xhensilën, apo me ndonjë gjë tjetër. E thashë edhe pak më lart, unë modelen po e bëj për një dëshirë të vjetër timen, pasi e ardhmja ime është si stiliste”. Por me shumë interes është edhe jeta private e saj, duke qenë se ka hedhur poshtë zërat për një lidhje të re.

“Jeta private po shkon shumë mirë. Unë jam single dhe e rrethuar me dashuri. Kam familjen, kam shoqërinë, kushërinjtë, ndjehem mirë. Dua të saktësoj edhe njëherë që jam single dhe nuk kam nisur një lidhje të re”.

Megjithatë i gjithë interesi i publikut shkon për marrëdhënien me Veselin dhe Tea me sinqeritetin që e karakterizon na përgjigjet: “Natyrisht që kur ke një histori të bukur dashurie, ke një raport të bukur, nuk mbarojnë ndjenjat kaq shpejt. Nuk kanë sesi të mbarojnë, është ende shumë herët”, ka përfunduar Tea.

Burimi: indeksi online


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!