Home » Big Brother Albania 8 » Tea e mërzitur, gjuan Veselin me jastëk

Tea e mërzitur, gjuan Veselin me jastëk

by Thashetheme VIP
tea
Një pjesë e banorëve janë në gjumë. Tea, Alba, Eleonora dhe Veseli janë ende zgjuar. Ata vazhdojnë të diskutojnë refuzimin e ofertës për të ngrënë një darkë të gjithë bashkë. Pas kësaj ata u bashkohen pjesës tjetër në dhomë të gjumit. Veseli mban qëndrim kundrejt Teas. Ai shtrihet për të fjetur dhe i kthen shpinën Teas. Ajo vetëm e vëzhgon. Eleonora para se të shtrihet për të fjetur shkon në shtratin e Veselit dhe jep puthjen e natës së mirë. Tea vazhdon që të vështrojë dhe i gjuan Veselit me “të dashurin e saj” (jastëkun e saj).
Eleonora e merr jastëkun që bie në tokë dhe ia jep Veselit. “Na se të ra nga qielli” i thotë ajo. Ai kthehet nga Tea dhe i jep jastëkun duke i thënë: “unë gjithçka që e bëj e bëj për dukje…” ironizon ai. Ndërsa Tea sheh me ngulm Eleonorën ajo i thotë: “ca ke moj?, pse nuk e puth dot ti, nuk duhet ta puthim as ne?!” banorët qeshin. Veseli vendos të flasë, por sigurisht jo me Tean. “ Edhe nëse diçka vjen nga qielli është se vetëm nga qielli mundet që njerëzit të marrin vesh diçka” përfundon Veseli. Eleonora kthehet dhe e puth sërish.
Tea i gjuan me jastëk,por ai nuk kthehet pas. Ajo mërzitet dhe kur Alba kërkon të flenë bashkë ajo i thotë se i vjen të qajë. Alba e ngushëllon teksa ajo mërzitet, ndërsa Eleonora kërkon ndihmën e Veselit për të qetësuar Tean. Ai sërish nuk reagon. Pas kësaj dhe ato vendosin të flenë.
Burimi: 10 minuta

Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!