Home » Shqiperia » Sylvester Stallone “gjen” sozinë në Memaliaj, është aktori i njohur shqiptar…

Sylvester Stallone “gjen” sozinë në Memaliaj, është aktori i njohur shqiptar…

by Thashetheme VIP

Ai është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar dhe prej vitesh i bën për të qeshur me batutat e tij.

Është fjala për Agron Llakajn, i cili prej disa kohësh është kthyer edhe në rolin e moderatorit të spektaklit të tij të humorit, “Al Pazar”.

Së fundmi, Agroni ka bërë një postim në “Instagram”, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ai ka publikuar një fotografi ku ka bashkëngjitur dy imazhe.

Në njërën anë shfaqet aktori i famshëm, Sylvester Stallone kur ka qenë i ri dhe në  tjetrën është vetë ai në vitin 1992.

“Sylvester Stallone “gjen” sozinë e tij në Memaliaj (unë në vitin 1992)”, shkruan aktori i mirënjohur bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!