Home » Politike » Sot protesta e madhe e opozitës. Çfarë pritet të ndodhë?

Sot protesta e madhe e opozitës. Çfarë pritet të ndodhë?

by Thashetheme VIP

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në Tiranë protestën e madhe të paralajmëruar prej disa javësh. Mbështetēsit e saj do të mblidhen nga i gjithë vendi në orët e para të ditës, për t’u tubuar para Kryeministrisë. Deri më tani nuk dihen shumē detaje për atë se çfarë pritet të ndodhë.

Skenarēt janë të gjithë të hapur, edhe pse përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se protesta nuk do tē jetë e dhunshme. Qeveria nga ana tjetër ka marrē masa të rrepta sigurie me rreth 1500 forca policore.

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë në një takim propagandistik nën etiketën “Bashkia që Duam”. Njerēz tē administratës publike do të transportohen drejt Vlorës me autobusa për të ndjekur shqafjen e Ramës.

Qëllimisht takimi është lënë në të njëjtën orë me protestën e opozitës në kryeqytet. Pritshmëritë nga kjo protestë janë të mëdha. Ka zëra që flasin për djegie të mandateve nga opozita ose moshyrje në zgjedhjet lokale të qershorit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!