Home » Sport » Solskjaer: Pogba s’mund t’i bëjë të gjitha i vetëm

Solskjaer: Pogba s’mund t’i bëjë të gjitha i vetëm

by Thashetheme VIP

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka tentuar t’i ulë pritshmëritë për Paul Poggbas, duke thënë se mesfushori nuk mund të jetë si kombinim i Roy Keane, Juan Sebastian Veron, Paul Scholes, Ryan Giggs dhe Eric Cantona.

Paul Pogba mbetet ende në “Old Trafford”, përkundër që këtë është spekuluar për një largim të tij nga klubi anglez. Mirëpo, 26-vjeçari u kritikua pasi e humbi një penallti në ndeshjen kundër Wolves të hënën, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer e ka lavdëruar mesfushorin francez për aftësitë e tij, mirëpo i paralajmëroi tifozët dhe kritikët e futbollistit se ata po kërkojnë më tepër sesa që është e mundur nga Pogba.

“Ne të gjithë mund ta vërenim se Pogba ishte i zhgënjyer që e humbi penalltinë. Ai nuk e meriton këtë. Ai është, siç kam thënë unë shumë dhe siç ka thënë edhe vetë ai, kur nënshkruan për Man Unitedin, ti bëhesh “Manc”. Ai e jep më të mirën e vet për klubin çdo javë”, ka thënë Solskjaer.

“Ai pret shumë nga vetja gjithashtu, kështu që nuk jam i zemëruar. Ne presim shumë nga ai, por e dimë se nuk mund ta gjejmë Roy Keane, Veronin, Scholesin, Giggsin e Cantonan në një lojtar të vetëm. Është e vështirë, por ai është një top, top lojtar”.

“E di se njerëzit presin nga ai të bëjë gjithçka në fushën e lojës, por ai ka shumë cilësi të ndryshme, të cilat ne po i shohim këtë vit në krahasim me vitin e kaluar dhe ai është lider i grupit. Kështu që pres që tifozët ta përkrahin atë, po”.

Pasi e humbi penalltinë, drejt Pogbas u bënë disa thirrje raciste në rrjete sociale. Megjithatë, klubi e bashkëlojtarët e tij në Man United reaguan menjëherë ndaj këtij incidenti.

“Manchester Unitedi është një familje. Pogba është një pjesë e madhe e kësaj familje. Kur e sulmoni atë, na sulmoni të gjithëve”, shkroi Rashford


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!