Home » Sport » Solskjaer konfirmon bisedimet për kontratën e re, do të shpërblehet 17-vjeçari, Greenwood

Solskjaer konfirmon bisedimet për kontratën e re, do të shpërblehet 17-vjeçari, Greenwood

by Thashetheme VIP

Mason Greenwood është në bisedime për të rinovuar kontratën me Manchester Unitedin.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Talenti 17-vjeçar shënoi golin e vetëm mbrëmë në “Old Trafford” kundër Astanas, për t’ia dhuruar “Djajve të Kuq” fitoren e parë në Europa League.

Solskjaer është i lumtur me progresin e jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, dhe e sheh atë si të ardhmen e Unitedit.

“Jemi bë bisedime me djemtë”, tha Solskjaer pas fitores. “Duam ta mbajmë Masonin”.

“Ai është duke mësuar çdo ditë në stërvitje, duke u stërvitur me lojtarë më të mirë dhe sa më shumë minuta që fiton bëhet më i mirë. Jam i lumtur me atë që bëri sot”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!