Home » Sport » Sky Sports zbulon të ardhmen e Paul Pogba

Sky Sports zbulon të ardhmen e Paul Pogba

by Thashetheme VIP

Paul Pogba pritet të qëndrojë në Manchester United këtë verë, përkundër interesimit të madh nga Real Madridi dhe Juventusi, sipas Sky Sports.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Unitedit, e sheh mesfushorin francez si pjesë kyçe të planeve të tij për sezonin e tij të parë të plotë në Old Trafford

Pogba tha të dielën se: “Tani mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re dike tjetër”.

Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, i cili i ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez, plus mundësinë për zgjatjen e saj për edhe një vjet tjetër.

Por, Sky Sports mëson se Unitedi nuk do ta lejojë 26-vjeçarin të largohet në këtë verë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!