Home » Politike » Skandali i përgjimeve të Artan Lames/ Tabaku thirrje qytetarëve

Skandali i përgjimeve të Artan Lames/ Tabaku thirrje qytetarëve

by Thashetheme VIP

Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku është ndalur tek skandali i një audiopërgjimi të publikuar ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër.

Sipas Tabakut, kush i gënjeu shqiptarët me legalizime të rreme nuk mund të thotë të vërtetën këto 4 ditë.
Ajo i bën thirrje shqiptarëver të votojnë ndryshimin më 25 prill.

“Kush i gënjeu shqiptarët me legalizime të rreme nuk mund të thotë të vërtetën këto 4 ditë.
Shqipëria do të lërë pas sjelljen e turpshme të Ramës dhe njerëzve rreth tij pasi refuzojnë gënjeshtrën.
Në 25 prill voto ndryshimin. Voto për të refuzuar gënjeshtrat si ato që kemi dëgjuar këto 8 vite. Voto PD sepse aty është ndryshimi, voto numrin 9 sepse aty është mundësia dhe shansi për një Shqipëri që Fiton!”, shkruan Tabaku.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!