Home » Aktualitet » Shpiket ‘mburoja e padukshme e ajrit’ që mund të mbrojë kundër Covid-19 në avion

Shpiket ‘mburoja e padukshme e ajrit’ që mund të mbrojë kundër Covid-19 në avion

by Thashetheme VIP

Një mekanizëm i thjeshtë në sistemin e ventilimit brenda kabinës së avionit mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut nga infektimi me Covid 19.

E kanë quajtur “mburoja e padukshme e e ajrit”. Kompania e teknologjisë me seli në Seattle, Teague, thotë se pajisja e re AirShield shton fluksin e ajrit që edhe kështu, ndihmon të minimizohet prania e mikrobeve në bord, duke krijuar një lloj mbrojtëse që nuk njihet për pasagjerët.

AirShield është një component i printuar në 3D që zë vend në Njësinë e Shërbimit të Pasagjerit, e që gjendet mbi çdo pasagjer në një kabinë avioni.

Ajo përmban një dritë leximi dhe ventilatorë që çojnë ajrin poshtë në karrigen e udhëtarit. AirShield dërgon një fluks të tillë ajri i cili siguron që piklat e dala prej frymëmarrjes të mbeten brenda hapësirës së një pasagjeri dhe të mos kalojnë në pjesen e karriges fqinjë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!