Home » Thashetheme » Shokon këngëtarja e hitit ‘Mercy’: Më droguan dhe përdhunuan për ditë të tëra

Shokon këngëtarja e hitit ‘Mercy’: Më droguan dhe përdhunuan për ditë të tëra

by Thashetheme VIP

Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka rrëfyer një histori të trishtë nga jeta e saj.

Duffy ka rrëqethur të gjithë me rrëfimin e saj ku tregon se ishte droguar, dhunuar dhe mbajtur peng nga një sulmues.

Këngëtarja zgjodhi që këtë histori të trishtë ta tregojë përmes një postimi në Instagram, ku thotë se iu desh kohë për t’u rikuperuar.

E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë.  Dhe, ende s’e di saktësisht se përse momentalisht është koha e duhur dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola me dikë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Duffy thotë se mbijetoi, por rikuperimi i mori kohë, ndërsa shton se zgjodhi të rrëfehet me anë të postimit, ngase nuk deshi që trishtimin e saj t’ia tregojë botës me anë të zërit.

 


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!