Home » Sport » Shokon Albert Bunjaki: Dopingu përdoret në futbollin kosovar

Shokon Albert Bunjaki: Dopingu përdoret në futbollin kosovar

by Thashetheme VIP

Trajneri dhe eksperti i futbollit, Albert Bunjaki, ka lansuar deklaratë shokuese në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish selektori i Kombëtares së Kosovës, i cili tani po e menaxhon kampionin në fuqi, Feronikelin, ka insistuar se dopingu është problem i madh në futbollin kosovar dhe se substancat e ndaluara përdoren në futbollin e Kosovës. Ai ka theksuar se lojtarët në Kosovë përdorin substanca të palejueshme për ta përmirësuar performancën fizike gjatë lojës.

Siç dihet për përdorimin e dopingut në futbollin kosovar ka pasur dyshime të mëdha gjatë 20 vjetëve të fundit, kurse tani Bunjaki siguron se substancat e tilla përdoren brenda futbollit në vendin tonë.

Megjithatë, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA, autoritetet përgjegjëse e kanë për detyrë ta mbajnë një nivel më të lartë të standardeve për lojtarë dhe klube, në mënyrë që t’i shmangen dënimeve nga shtëpitë e mëdha të futbollit.

Përkundër kësaj, në Kosovë ende nuk është themeluar asnjë institucion ose organ kontrollues kundër përdorimit të dopingut. Sipas Albert Bunjakit, i cili është instruktor teknik në UEFA dhe menaxher i Feronikelit, është problem i madh në futbollin kosovar.

“Duhet të kemi programe për doping. Dopingu është problem shumë i madh në Kosovë. Ne mundemi me e mbyll këtë temë dhe mundemi të mos e diskutojmë, mirëpo dopingu ekziston në futbollin e Kosovës, mjerisht”, ka deklaruar Bunjaki, në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Ekziston ky problem, ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston edhe tani. Mirë është të bisedohet me lojtarë, ta kemi edhe qendrën e dopingut”.

Kosova nuk është ende e anëtarësuar nëagjencinë ndërkombëtare kundër dopingut WADA. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte deklaruar vitin e kaluar se Kosova s’i ka pajisjet e nevojshme për t’u pranuar në këtë agjenci. /Gazeta Express/


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!