Home » Aktualitet » ‘Shkundet’ sërish Korça, tre goditje të tjera tërmeti sot

‘Shkundet’ sërish Korça, tre goditje të tjera tërmeti sot

by Thashetheme VIP

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në qytetin e Korçës. Burime për “Balkan Web” bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49. Lëkundjet janë shënuar me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter.

Gjatë natës janë ndjerë disa lëkundje me magnitudë 2.1 dhe 2.4 të shkallës Rihter. Ende nuk dihet nëse lëkundjet janë shoqëruar me dëme të tjera materiale. Kujtojmë që të paktën 184 banesa rezultojnë të dëmtuara nga lëkundjet e mëparshme, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara. Qindra banorë janë detyruar të strehohen në çadrat e e ngritura nga Forcat e Armatosura.

Zyra sizmike në Korçë më herët tha se 65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve në vend. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korcës.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!