Home » Aktualitet » Shkrumbohen dy banesa në Korçë, zjarrfikësit ‘luftë’ për të shuar flakët

Shkrumbohen dy banesa në Korçë, zjarrfikësit ‘luftë’ për të shuar flakët

by Thashetheme VIP

Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa flakët kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga flakët por vetëm dëme materiale. Njëra prej shtëpive u shkrumbua plotësisht, por edhe banesa tjetër që ishte ngjitur ka pësuar dëme të shumta materiale. Në shtëpinë që u dogj plotësisht nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po mundohen të mbajnë flakët nën kontroll në mënyrë që të mos përhapen në banesat e tjera.  Po ashtu në  vendngjarje ka shkuar edhe policia e Shtetit të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!