Home » Shendeti » Shenjat që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet

by Thashetheme VIP

Helmet në trup janë substanca, të cilat prodhohen nga mikrobet dhe parazitët në organizem.

Toksinat janë të pranishme kudo rreth nesh, në ajër, ujë si dhe ushqime të përditshme që i konsumojmë. Mirëpo kur toksinat akumulohen me shumicë në trup, atëherë jeni të rrezikuar të prekeni nga ndonjë sëmundje apo gjendje e rëndë shëndetësore.

Disa nga simptomat që tregojnë se me shumë mundësi, trupi është pushtuar nga helmet janë:

Kapsllëku– Është një nga shenjat që tregojnë se diçka nuk shkon me organizmin tuaj. Toksinat e gjendura në zorrë janë arsyeja që ju jeni duke vuajtur nga kapsllëku. Konsumimi i lëngjeve si dhe ushqimit natyral mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Mungesë e përqëndrimit– Nëse keni mungesë të përqëndrimit si dhe trullosje të vazhdueshme, arsyeja mund të jetë toksinat në trup. Ato bëjnë tharjen e vitamimave dhe mineraleve në trup, dhe kështu trupi nuk arrinë të funksionojë në mënyrën e duhur.

Keni aromë të keqe të trupit– Edhe pas dushit si dhe përdorimit të doedorantëve, ende trupi juaj përmban aromë të pakëndshme, atëherë shkaku mund të jenë toksinat.

Keni aromë të keqe në gojë– Era e keqe e gojës lidhet direkt me problemet në tretje. Zakonisht personat që kanë probleme me lukthin dhe zorrët përballen me aromë të keqe të gojës.

Keni rënie të vazhdueshme të flokëve– Disa toksina si plumbi, arseniku si dhe taliumi gjenden në tymin e cigareve si dhe jane arsyeja që mund t’iu bien flokët.

Shtim të papritur në peshë– Toksinat mund të destabilizojnë nivelin e hormoneve të caktuara në trup, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e peshës. Një dietë e shëndetshme organike mund të ndihmojë në detoksifikimin e plotë të trupit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!