Home » Sport » Setien: Griezmann është lojtar i rëndësishëm për Barcelonën

Setien: Griezmann është lojtar i rëndësishëm për Barcelonën

by Thashetheme VIP

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e lavdëroi francezin Antoine Griezmann për kontributin e tij gjatë fitores së katalonasve me rezultat 2:0 kundër Leganes, në La Liga të martën.

Një gol i shënuar nga Ansu Fati e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për Barcelonën, para penalltisë së shënuar nga Lionel Messi në pjesën e dytë të ndeshjes. Tre pikët e fituara nga kjo përballje bëjnë që Barcelona ta rritë epërsinë ndaj Real Madridit në pesë pikë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa spanjolli dhe argjentinasi morën lëvdata të shumta për kontributin e tyre, Griezmann u përball sërish me kritika, pasi që e vazhdoi ecurinë e paraqitjeve jo shumë mbresëlënëse, që para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit.

Sulmuesit iu anulua një tentim për pozitë jashtë loje dhe ai i ka vetëm tetë gola të shënuara në 28 ndeshjet e tij në La Liga në sezonin e parë me Barcelonën, pas transferimit nga Atletico Madridi.

Kjo është një rënie nga forma që Griezmann e shfaqte gjatë kohës së tij në Atletico Madridi, kur i shënonte nga më shumë se 20 gola në sezon. Megjithatë, Setien iu përgjigj këtyre kritikave duke e lavdëruar francezin pas ndeshjeve.

“Griezmann është një djalë që bën punë të lavdërueshme”, tha Setien.

“Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!