Home » Sport » Serbi zemërluan i Bolonjës përballet me sfidën më të madhe teksa lufton me leuceminë (FOTO)

Serbi zemërluan i Bolonjës përballet me sfidën më të madhe teksa lufton me leuceminë (FOTO)

by Thashetheme VIP

Sinisa Mihajloviç ka qenë gjithmonë një tip i fortë. Ashtu ishte si lojtar dhe është ende si menaxher. Leopardi, në fund të fundit, nuk i ndryshon njollat në lëkurën e tij, shkruan Daily Mail. Dhe kështu kur serbi tregoi mes emocionesh këtë verë se po luftonte kundër leucemisë, lojtarët, bashkëmoshatarët dhe përkrahësit e tij e dinin se kjo ishte vetëm beteja e tij më e fundit. Ai ka pasur – dhe ka fituar – shumë të tilla ndër vite.

Gazzetta della Sport raportoi të mërkurën se serbi, pavarësisht se po monitorohet nga mjekët dhe është paralajmëruar të mos lodhet shumë, ishte shumë i vendosur të drejtonte dy seancat e fundit të stërvitjes së Bolonjës këtë javë, e dukej po aq i palëkundur që të shkonte në Torino për ndeshjen e së shtunës me në Juventus. Ai arriti t’i bënte të dyja. Ekziston një dëshirë universale në të gjithë vendin për ta parë Mihajloviç të shërohet plotësisht nga sëmundja. Edhe fansat e Juventusit i dhanë një pritje entuziaste.

Talenti i Mihajloviçit në rininë e tij thuhet të ketë qenë i padiskutueshëm në atë kohë; pas lëvizjeve nga Vojvodina dhe më pas tek “Ylli I Kuq” i Beogradit, Red Star Beogradi kur mbërriti moshën 21 vjeç, ai shumë shpejt do të shfaqej si një nga rinjtë që meritonte më shumë vlerësim dhe vëmendjen në Europë, pas transferimit në Itali, ku u bë objekt diskutimesh që ca kohë. Por ndonëse qëndrimet mbi të kanë qenë të ndara, Mihajloviç mbetet një figurë mjaft popullore, sikur edhe vetëm për pasionin e jashtëzakonshëm që ka për futbollin.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!