Home » Thashetheme » “Secila në hesapin e saj”, Kejvina Kthella flet për sherrin me Françeska Jaçen (FOTO)

“Secila në hesapin e saj”, Kejvina Kthella flet për sherrin me Françeska Jaçen (FOTO)

by Thashetheme VIP

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka folur së fundmi për sherrin e shumëpërfolur me Françeska Jaçen.

Teksa ishte e ftur në “E Diell”, Kthella u shpreh se nuk është e vetmja që ka përfunduar një miqësi. Ajo shtoi se rasti i saj është bërë i bujshëm vetëm se vajzat janë pjesë e showbiz-it.

“Nuk jam e vetmja! Të gjithë kemi miqësi që kanë mbaruar. Thjesht më është bërë shumë e famshme kjo gjë meqë gocat që unë jam shoqëruar kanë qenë të gjitha goca televizioni”, tha Kejvina.

Por si i ka marrëdhëniet sot me Françeskën? “Kemi menduar që secila të rrijë ne hesapin e saj”, u shpreh Kejvina pa përmendur emra. Kujtojmë se pak kohë më parë në media u përhap një lajm ku thuhej se dy vajzat bukuroshe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Madje u përfol se shkak për zënkën e tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë, megjithatë Kejvina e ka hedhur poshtë këtë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!