Home » Shqiperia » Së bashku në Amerikë, ja pamjet e Kejvina Kthellës me reperin shqiptar që u fshinë menjëherë

Së bashku në Amerikë, ja pamjet e Kejvina Kthellës me reperin shqiptar që u fshinë menjëherë

by Thashetheme VIP

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se po merret me punë dhe se po shijon edhe qëndrimin andej.

Mbrëmjen e kaluar, duket se Kejvina ka marrë pjesë edhe në një festë të organizuar për reperin me famë botërore, 50 Cent, në “Walk of Fame”.

Ajo nuk ka qenë vetëm në këtë event, pasi nga postimet në rrjetet sociale zbulohet se shoqërohej nga Tayna dhe reperi shqiptar, Seven Saraqi.

Ky i fundit ka publikuar  në “Instastory” edhe një video me Kejvinën. Ai shfaqet pas ish-velinës, teksa bëjnë një video me filtrat e “Instagram”-it, siç mund ta shihni në pamjet e ruajtura nga “Lajmi.net”.

Mirëpo, pamjet janë fshirë më pas, ndërsa rrjeti po zien nga aludimet se mes Kejvinës dhe Sevenit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri, për shkak të afrimitetit të madh që kanë treguar me njëri-tjetrin në video.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!