Jose Mourinho mund të largohet nga Manchester United, nëse mungesa e blerjeve të pretenduara të kësaj vere do të çojnë në një tjetër sezon futbolli të mërzitshëm, pas ritmit të titullit, thotë Paul Scholes.
Portugezi u përball me kritika për metodat e tij të punës në sezonin 2017-2018, ndërsa “Djajtë e Kuq” konsideroheshin të kenë adoptuar një mentalitet mbrojtës, pasi përfunduan me duar bosh.
Një vend i dytë në Premier League u sigurua, ashtu siç ishte një vend në finalen e “FA Cup”, por më shumë pritet nga një “peshë e rëndë” botërore, pavarësisht nga një sezon i vështirë përpara.
Mourinhos i është dashur të punojë me një skuadër të varfër në periudhën pas Kupës së Botës 2018.
Scholes pranon se një interpretues i sprovuar si Mourinho e gjen rrugëdaljen edhe në një pozitë të vështirë. Legjenda e “Old Trafford” i tha “Sky Sports”: “A mendoj se ai do të largohet? Nuk kam asnjë ide. Mourinho duhet të ketë një fillim të mirë në sezonin e ri, nuk ka dyshim për këtë.
Nëse ekipi i tij nuk bën mirë, nëse nuk luajnë si duhet, nëse nuk janë të këndshëm për tifozët, nuk janë sfidues për titullin, atëherë ai mund të largohet. Por, ai ka eksperiencë të shkëlqyeshme, ka qenë në klubet më të mira, ka qenë në pozita të vështira edhe përpara. Mourinho është në një pozicion të vështirë tani, por mendoj se do ta gjejë një mënyrë për t’ia dalë mbanë”.
Manchester United është vendosur ta hapë sezonin e ri në shtëpi, ndaj Leicester, të premten, me domosdoshmërinë për ta nisur me një fitore. Paul Scholes ka shtuar: “Kur shikoni Manchester City, ndoshta edhe Liverpool, nuk mendoj se Manchester United e ka kualitetin e këtyre dy ekipeve. Unë thjesht nuk e shoh Manchester Unitedin duke iu afruar “qytetarëve”.
Manchester City ka një ekip dhe trajner të mirë, disa lojtarë të mëdhenj, një mënyrë për të luajtur. Te Manchester United duket se nuk është shumë e sigurtë se çfarë po ndodh. Ju në të vërtetë nuk e njihni ekipin, lojtarët; nuk e dini se si do të bëjnë ato nga një javë në tjetrën, prandaj shpresoj se jam gabim, t’i shohin sfidues për titullin këtë vit”.