Home » Thashetheme » Scarlett Johansson “shkëlqen” në intervistën për Elle

Scarlett Johansson “shkëlqen” në intervistën për Elle

by Thashetheme VIP

Scarlett Johansson ka shkëlqyer me një veshje të verdhë derisa ajo ka folur për karakteret e saj por edhe shkurorëzimin me gazetarin Romain Dauriac

Ajo i dha fund para dy viteve martesës tri vjeçare me gazetarin francez, Romain Dauriac.

Scarlett Johansson ka treguar se ajo kishte ndier një lloj lidhje shpirtërore me karakteret e saj-gjatë kohës kur shkurorëzohej-sidomos në rolin e saj në filmin e fundit.

Aktorja 34 vjeçare është njëra prej gjashtë yjeve të “Women in Hollywood” që do të pozojë për ballinën e Elle.

“Ishte pjesa e parë që Noah ma dha, m’u duk si diçka familjare disi, por jo për nga mënyra se si unë e kisha provuar”, ka shpjeguar ajo ndarjen e saj.

“Por, ndoshta për shkak se kjo është mënyra se si jam rritur dhe dinamika edhe në mes të prindërve të mijë-apo ndoshta për shkak se njoh gra të cilat i dedikohen shumë vizionit të partnerëve të tyre dhe pastaj pasi shkurorëzohen pas një dekade ndihen sikurse fantazma të humbura në kohë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se e kupton se nga vjen karakteri i saj dhe të qenit në gjendje ta tregoja atë para ekranit të madh që ishte një mundësi të mirë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!