Home » Sport » Sancho shkruan historinë me Anglinë kundër Kosovës

Sancho shkruan historinë me Anglinë kundër Kosovës

by Thashetheme VIP

Jadon Sancho është bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 apo më vonë që shënon gol për Anglinë, pas dy golave kundër Kosovës të martën.

Anglia e mundi Kosovën 5:3 në një ndeshje kualifikuese në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje, raporton Gazeta Express.

Anësori i Borussia Dortmundit ishte titullar ndaj Kombëtares dardane, duke e zëvendësuar Marcus Rashfordin.

Sancho i realizoi dy gola të shpejtë kundër verdhekaltërve brenda dy minutave në fund të pjesës së parë.

19-vjeçari e arriti këtë veçori në paraqitjen e tij të tetë për Anglinë, për të cilën kishte debutuar në tetor të 2018-es kundër Kroacisë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!