Home » Bota » Sa u shpall vendimi i gjyqit, regjisori heq mbajtësen që e ndihmonte për të ecur!

Sa u shpall vendimi i gjyqit, regjisori heq mbajtësen që e ndihmonte për të ecur!

by Thashetheme VIP

Harvey Weinstein ishte shfaqur në seancat e fundit gjyqësore i ndihmuar nga një mbajtëse, në të cilën mbështetej për të ecur. Por me t’u dhënë vendimi një ditë më parë, kur u shpall fajtor për agresion seksual dhe përdhunim, regjisori i famshëm, i konsideruar si një prej njerëzve më të fuqishëm në Hollivud, u çua në këmbë të ecte vetë. Kritikët thonë se ai ishte hequr si i sëmurë që gjykatësve t`I vinte keq.

Paparacët fotografuan momentin kur pas mbylljes së seancës, Weinstein ia dha mbajtësen ndihmësit të tij, i cili e nxori jashtë. Një gjykatë në Nju Jork e shpalli një ditë më parë ish-producentin e njohur fajtor për sulm seksual dhe përdhunim pas akuzave të ngritura ndaj tij prej ish-asistentes Mimi Haleyi dhe aktores Jessica Mann.

67 vjecari rrezikon të përfundojë prapa hekurave për 25 vjet, por nëse nuk do të ishte rrëzuar akuza kryesore, ajo e agresionit seksual të përsëritur dhe me pasoja të rënda fizike, ai mund të dënohej edhe më burgim të përjetshëm. Akuzat ndaj regjisorit nisën të shfaqen majin e vitit 2018, pasi New York Times dhe Washington Post publikuan  njëkohësisht raporte në lidhje me dyshimet për sjelljen e tij të papërshtatshme seksuale.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!