Home » Thashetheme » Sa është çmimi? Bob Dylan shet të gjithë katalogun e këngëve të tij

Sa është çmimi? Bob Dylan shet të gjithë katalogun e këngëve të tij

by Thashetheme VIP

Bob Dylan ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve, i cili përfshin më shumë se 600 këngë për 60 vjet. Shitja është kryer në një “marrëveshje historike” me Universal Music Publishing Group.

Marrëveshja midis Dylan dhe kompanisë u njoftua këtë të hënë. Është një ndryshim i madh për këngëtarin dhe autorin e këngëve, i cili ka kontrolluar pjesën më të madhe të pronës së tij intelektuale, sipas raporteve të shumta.

Sa është çmimi? Bob Dylan shet të gjithë katalogun e

Edhe pse kushtet financiare nuk janë bërë të ditura, “New York Times” shkruan se ajo vlerësohet në më shumë se 300 milionë dollarë.

“Të përfaqësosh trupin e punës së një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – rëndësia kulturore e të cilit nuk mund të mbivlerësohet – është njëkohësisht një privilegj dhe një përgjegjësi”, ka thënë CEO i Universal Music Publishing Group, Jody Gerson.

Ndërsa Sir Lucian Grainge i Universal Music Group ka shtuar se nuk “është sekret që arti i shkrimit të këngëve është çelësi themelor për të gjithë muzikën e shkëlqyer, as nuk është sekret që Bob është një nga praktikuesit më të mëdhenj të këtij arti”.

Sa është çmimi? Bob Dylan shet të gjithë katalogun e

“Të shkëlqyera dhe prekëse, frymëzuese dhe të bukura, depërtuese dhe provokuese, këngët e tij janë të përjetshme – qofshin ato të shkruara më shumë se gjysmë shekulli më parë apo dje”, ka përfunduar Grainge.

Dylan, 79 vjeç, ka këngë të shumta të famshme, duke përfshirë “The Times They Are a-Changin ‘”, “Like a Rolling Stone” dhe “Mr. Tambourine Man”.

Ndërkohë në fillim të këtij viti, ai publikoi këngën e tij të parë në tetë vjet të titulluar “Murder Most Foul”. Një këngë 17-minutëshe në lidhje me vrasjen e ish-pesidentit të SHBA, John F. Kennedy.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!