Home » Aktualitet » “Rrinte në lagje se ishte pa punë…”/ Çfarë thanë fqinjët e 25 vjeçarit të vrarë nga policia, efektivi mbahet në komisariat

“Rrinte në lagje se ishte pa punë…”/ Çfarë thanë fqinjët e 25 vjeçarit të vrarë nga policia, efektivi mbahet në komisariat

by Thashetheme VIP

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

Fqinjët thonë se vërtetë 25 vjeçari nuk ngacmonte njeri.Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.

“Rrinte në lagje, nuk shqetësonte njeri. Ishte djalë shumë i mirë. Ishte i papunë, por nuk ngacmonte njeri”, thonë fqinjët.

Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!