Home » Thashetheme » Rrëfimi ndryshe i Bebe Rexhës: Jam bipolare, mendoja të hapja derën e makinës e të hidhesha (FOTO)

Rrëfimi ndryshe i Bebe Rexhës: Jam bipolare, mendoja të hapja derën e makinës e të hidhesha (FOTO)

by Thashetheme VIP

Bebe Rexha ka folur për të parën herë hapur mbi sëmundjen nga e cila vuan, çrregullimin bipolar, duke thënë se askush nuk duhet të ndihet i turpëruar prej saj.

Ylli i popit, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, rrëfeu se kjo sëmundje të sjell luhatje të forta humori, e të bësh të kalosh nga një ekstrem në tjetrin. “Isha shumë e frikësuar”, tha ajo për revistën Self

“Nuk doja ta mendoja se diçka nuk ishte në rregull me mua”. Por si e mori pastaj vendimin që t`ia tregonte të gjithëve problemin e saj përmes mediave sociale? “Frika më e madhe e jetës sime ishte se mos çmendesha. Ndjeva se po të hapesha me fansat, më në fund do t`i thosha vetes se nuk do të kthehesha në të burgosurën e kësaj sëmundjeje. E ndoshta, kjo do të bëjë dhe dikë tjetër të mos ndihet i burgosur, nëse në atë moment, edhe ata po kalonin një periudhë të vështirë. Kjo është arsyeja pse vendosa me të vërtetë që të hapem dhe ta çliroj veten nga e gjithë kjo”, tha këngëtarja shqiptare.

Bebe rrëfeu gjithashtu dhe se çfarë frike kishte pasur përpara se ta hidhte këtë hap. “Është sikur të zhvillohet një luftë brenda kokës tënde. Ti mendon: a do ta prekë kjo karrierën time? A do të më gjykojnë njerëzit? A do të duan të punojnë me mua?”  Kishte disa të dhëna se Bebe mund të vuante nga një lloj problemi mendor. Crregullimet që kishte përjetuar, e ëma i quante: “kodi i kuq”.

“Kaloja në dëshpërim e nuk doja të dilja nga shtëpia. Më dukej sikur bota im po shembej”, ishte rrëfimi i këngëtares që shtoi se kishte pasur ndjesi të cuditshme dhe mendime jo normale, e madje i kishte ndodhur që kur ndodhej në sediljen e pasagjerit, t`i përshkonte trurin mendimi që të hapte derën e të hidhej!


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!