Home » Thashetheme » Rovena Dilo: Përgjigjja ime për burrat mizorë Ndriçim Babasi, Tom Doshi dhe dajën mafioz

Rovena Dilo: Përgjigjja ime për burrat mizorë Ndriçim Babasi, Tom Doshi dhe dajën mafioz

by Thashetheme VIP

rovena dilo

Prej ditësh qarkullon në media konflikti i pronës që ka Rovena Dilo me dajën e saj.

Mbi këtë çështje prononcohet vetë këngëtarja sot në një intervistë në “Panorama Plus” duke sqaruar këtë histori, ku në mes janë edhe Tom Doshi me Ndriçim Babasin.

“Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre. Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga 8 fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai, në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit tim, ka vetëm 1/8-tën”- thotë Rovena.

Ajo tregon se nëpërmjet një akt dhurimi totalisht të pavlefshëm, ai pretendon të jetë i vetmi përfitues.

“Kjo çështje është në një proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës. Nuk është hera e parë që ai është i paditur dhe çështja është fituar, një herë në 2004, atëherë kur familja për të parë zbuloi mashtrimin e tij dhe më vonë në 2007, ku ajo u pushua me kërkesën e tij përpara trupit gjykues, me premtimin përpara fëmijëve të tjerë se gjithçka do ta zgjidhte ai vetë me mirëkuptim”- thotë ajo.

Rovena sqaron se “Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj”.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!