Home » Sport » Ronaldo me het-trik ndaj Zvicrës e frymëzon Portugalinë drejt finales në Ligën e Kombeve

Ronaldo me het-trik ndaj Zvicrës e frymëzon Portugalinë drejt finales në Ligën e Kombeve

by Thashetheme VIP

Cristiano Ronaldo e ka frymëzuar Portugalinë drejt finales në garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, duke realizuar het-trik në triumfin 3:1 kundër Zvicrës në gjysmëfinale në Porto.

Ronaldo shkëlqeu duke i shënuar tri gola ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Porto, dhe e bëri Portugalinë kombëtaren e parë finaliste në garën e re të UEFA-s, raporton Gazeta Express.

Zvicra, për të cilën dy shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka luajtën 90 minuta, do të luajë për vendin e tretë të dielën.

Portugalia do ta presë fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Holandës dhe Anglisë, në finalen e së dielës.

Një pjesë të parë të kontrolluar nga vizitorët, e fitoi Portugalia falë Ronaldos. Superylli i Juventusit realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të.

Zvicra, megjithatë, pati një fillim premtues në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin në 1:1. Mbrojtësi Rodrigo Rodriguez shënoi nga penalltia, e cila erdhi vetëm falë VAR-it në minutën e 57-të.

Në një kohë kur u mendua se koha shtesë apo penalltitë do ta vendosnin finalistin e parë, Ronaldo doli në skenë si gjithmonë.

Dy minuta para fundit, Ronaldo e ktheu epërsinë e portugezëve duke realizuar pas një super pasimi nga Bernardo Silva. Vetëm dy minuta më vonë, një top i humbur nga Xhaka në mesfushë e fundosi Zvicrën.

Portugalia doli në kundërsulm të shpejtë, të cilin e konkretizoi me gol Ronaldo, i cili e kompletoi het-trikun duke shënuar një gol të bukur.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!