Home » Shqiperia » Role të shumta në “Portokalli, aktori i njohur flet për herë të parë për rrogën: Me lekët…

Role të shumta në “Portokalli, aktori i njohur flet për herë të parë për rrogën: Me lekët…

by Thashetheme VIP

Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”. Gjatë intervistës së gjatë, ai foli për profesionin e tij në “Portokalli”.

Në një moment ai u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë që të shkëputej nga emisioni për të bërë një projekt tjetër. Për këtë Ledio është shprehur se ka investuar te personazhet e tij në “Portokalli” dhe paguhej mirë, kështu që nuk do ta bënte.

“Nuk ka dalë akoma një projekt më i madh dhe mund ta bëj një pauzë nëse del një projekt më i madh. S’mund të them projekt më i madh sepse më të madh se Portokallia s’ka”, shtoi aktori i njohur.

Ndërsa i pyetur për ndonjë film, Ledio u përgjigj: “Filmi është një biznes që rrezikon, por nuk më pengon për të luajtur në Portokalli. Se e thashë projekt më të madh se Portokallia nuk kam parë, me pagesën që ka dhe me lekët që fiton. Unë kam investuar aty dhe kam rrogë shumë të mirë, paguhem shumë mirë për tregun shqiptar. Jemi ne, pastaj janë Portokallitë  B ,C, janë degë”, tha më tej Ledio.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!