Home » Intervista » Redona Koci, një tjetër juriste superseksi

Redona Koci, një tjetër juriste superseksi

by Thashetheme VIP

redona koci

E re dhe shumë atraktive, lirisht mund të thuhet se është nga ato modele që të lënë gojëhapur me linjat seksi që ka dhe fytyrën unike. Redona Koci, ka mbaruar studimet e larta për juridik, ndërsa karierën si modele vazhdon ta ushtrojë si profesion të dytë. Në një intervistë të fundit, juristja superseksi rrëfen jetën e saj…

Sa kohë ka që ushtron profesionin e modeles?

Unë kam gati 6 vite që jam përkushtuar modelimit. Kanë qenë vite të bukura dhe jam e lumtur me arritjet e mia të deritanishme, por akoma nuk e kam arritur atë që dua.

Si mendon se ecën kjo fushë tek ne, shumica ankohen po ti?

Nëse je e mirë në atë që bën, nëse e dëshiron vërtetë këtë punë dhe nëse gjenë kontaktet e nevojshme arrinë të mbijetosh në treg, për mua nuk ka qenë shumë e vështirë pasi gjithmonë më kanë ardhur oferta nga më të ndryshmet.

Kush është Redona për ata që nuk e njohin, përshkruaje veten me pak fjalë?

Unë jam 26 vjece, kam mbaruar studimet e larta për juridik, jam një njeri si gjithë të tjerët dhe më pëlqen të jem vetvetja pasi mendoj se jam unike në llojin tim.

Je një nga personazhet shumë të ndjekur në rrjetet sociale, cfarë i bën meshkujt të të pëlqejnë?

Nuk e di, është një pyetje që nuk mund ti jap përgjigje unë.

Linjat dhe fizikun e ke të trashëguar?

Po, fizikun dhe linjat i kam të trashëguara..

Sa kujdesesh për të, me cfarë i mban linjat perfekte të trupit?

Ahh me ato dietat e shpifura, por sigurisht edhe palestra është shumë e rëndësishme edhe pse unë e ndiej veten me fat pasi metabolizmi im më favorizon të ha pak më shumë se cfarë lejohet dhe mos të shtoj kilogram.

Është e dashuruar Redona, nëse jo cili është mashkulli ideal për ju?

Modelet janë njerëz si gjithë të tjerët, bien në dashuri njësoj, lëndohen po njësoj dhe falin po njësoj. Modelimi është profesion sic mund të jetë ai i gazetarit apo këngëtarit, mashkulli ideal mjafton të ketë zemrë të madhe pasi është dicka që mua më plotëson.

Cilat janë tabutë që janë thyer tek ne dhe cfarë ngelet akoma tabu tek shqiptarët?

Besoj se shumë njerëz kanë akoma tabu pozimin topless apo nudo, unë kam pozuar topless dhe mendoj se nuk duhet të ketë tabu të tilla pasi të pozosh nudo apo topless është art në vete.

Ke pozuar topless dhe në mënyrë shumë sensuale, do pranojë të pozoje nudo?

Sa për të pozuar nudo është dicka që mund të realizohet në të ardhmen por momentalisht nuk e kam në plan.

Cilat janë planet tua për të ardhmen dhe cfarë synimesh ke?

Do të jem akoma pjesë e modelimit, këtë u’a siguroj.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!