Home » Politike » Rama flet për negociatat: Macron mendon për “jo”, por dielli do të lindë sërish

Rama flet për negociatat: Macron mendon për “jo”, por dielli do të lindë sërish

by Thashetheme VIP

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, foli për vendimin e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Me mjekër të gjatë, duke dashur mbase të kopjojë kreun e parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalin, Rama tha se Gjermania e cila udhëheq vendet e ‘Po-së’, ka zgjedhur një rrugë të ndryshme nga shumica e vendeve anëtare.

Ndërsa paralajmëroi vendimin e Presidentit Macron për një “jo” ndaj Shqipërisë.

“Ajo ka vendosur disa kushte të cilat janë të arsyeshme për ne dhe jo të paarsyeshme për të afruar Francën dhe ato dy a tri vende nuk kanë dalë ende në një pozicion përfundimtar dhe siç është e mundur që të mos lëvizin nga pozicioni i tyre nuk është e krejt pamundur që të mos pranojnë një vendim kompromisi. Presidenti i Francës ka dalë me qëndrim për një reformim të thellë të unionit. Emanuel Macron nuk është i gatshëm të shtyjë më fortë negociatat e Ballkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e unionit. Kjo qasje e Francës është konceptualisht e shpërputhur nga qasja konsensuale që kryeson prirjen e “Po-së”, por kjo nuk është kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete apo Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha në mbyllje se, “Për pak ditë do të mësojmë përfundimin e këtij kapitulli të vështirë të përpjekjes sonë për tu bërë pjesë e BE, por cilido qoftë ai përfundim të nesërmen e mbledhjes së Këshillit të Europës, dielli do të lindë përsëri dhe dita do të jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekje historike për shtetbërjne europiane, drejt Europës që e duam për fëmijët tanë, jo për Berlinin, jo për Brukselin, jo për ne, por për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!