Home » Bota » “Ragni”: Më mungon shumë “Bidaai”

“Ragni”: Më mungon shumë “Bidaai”

by Thashetheme VIP

Aktorja indiane, Parul Chauhan, e njohur për rolin e Ragni-t në telenovelën “Bidai”, që transmetohet në Tv Klan, është pushtuar së fundmi nga nostalgjia për serialin më të ndjekur jo vetëm në Indi, por në pothuaj të gjitha vendet ku është transmetuar telenovela. Një ndër karakteret më të spikatur, i zgjedhur me mjeshtëri nga producentët indianë, Parul ka postuar së fundmi disa foto nga momente të ndryshme të “Bidaai”-t, në të cilat ka shprehur hapur mungesën që ndjen për serialin “Bidaai”. Në profilin e saj në Instagram, Ragni ka postuar një foto së bashku me Ranvirin, përkrah së cilës ka shkruar: “Më mungon shumë “Bidaai”.

Në njërën prej fotove të serialit, aktorja kujton një nga momentet më të mira dhe kërkon vëmendjen e publikut duke pyetur ndjekësit: “Kush e kujton këtë moment?”


Në një intervistë të fundit, dhënë mediave indiane, 27-vjeçarja është shprehur se Ragni ka qenë personazhi që i ka falur shumë dashuri, por në të njëjtën kohë ka shënuar edhe kulmin e karrierës së saj artistike.

Burimi: revista class


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!