Home » Sport » Piktura gjashtëvjeçare e Messit që u kthye në realitet

Piktura gjashtëvjeçare e Messit që u kthye në realitet

by Thashetheme VIP

Kishte shumë momente mahnitëse në paraqitjen e së dielës së Lionel Messit kundër Real Betisit. Megjithatë, njëra ndër gjërat më interesante është se paraqitja e tij e mrekullueshme ishte parashikuar pjesërisht në formë arti.

Një pikturë e para gjashtë vjetëve e kishte parashikuar se argjentinasi do t’i shmangte shumë lojtarë të veshur me fanellat me ngjyrat e Real Betisit, me të gjelbër dhe të bardhë, transmeton Gazeta Express.

Njëra ndër fotografitë e shkrepura nga driblimet e shumta të Messit në atë ndeshje është shumë e ngjashme me pikturën e lartpërmendur.

Jo vetëm që argjentinasi është duke i dribluar shumë mbrojtës në të njëjtën kohë, por njëri prej tyre është në një pozitë të ngjashme në tokë dhe një tjetër e mban dorën në shpinën e Messit, pikërisht si në pikturë.

“Kisha pikturuar diçka para gjashtë vjetëve dhe tani perënditë e futbollit e kthyen këtë pikturë në realitet mbrëmë”, kishte shkruar piktori Suhas Nahian të hënë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!