Home » Thashetheme » Pesë femrat më të pushtetshme në Shqipëri

Pesë femrat më të pushtetshme në Shqipëri

by Thashetheme VIP

Monika Kryemadhi/ Pavarësisht goditjes që mori në zgjedhjet lokale të Lezhës, politikania e majtë Kryemadhi mbetet femra me një influencë absolute nga veriu deri poshtë në jug. E kudogjendur dhe zgjidhëse e çdo situate pavarësisht komplikacionit. Fjala e saj në qeveri, drejtësi, rend, financa ka një peshë të rëndë e barazuar me atë të 18 deputetëve burra.

-Linda Rama Basha Pavarësisht profil të ulët dhe daljet e rralla në publik, bashkëshortja e kryeministrit Rama ka një impakt të llahtarshëm në vendimarrjet racionale dhe delikate të burrit të saj. E rafinuar në karrierë sjell me vete eksperienca të shkëlqyera të cilat i nevojiten jo vetëm burrit por edhe qeverisë së burrit.

-Vjollca & Lori Hoxha Vdekja e bashkëshortit Dritan Hoxha,sipërmarrësi i korporatës gjigande Top Channel, u dha zemër shumë skeptikëve të cilët mendonin se perandoria mediatike e të ndjerit do të shuhej bashkë me të. Por koha tregoi një tjetër realitet. Bashkëshortja e tij, Vjollca me forcën dhe vullnetin e hekurt të saj na tregoi se vazhdimësia ishte dhe mbetet prioritet i korporatave të tilla krijuar me dashuri dhe altruizëm. Bashkë me vajzën e madhe Lori, të dyja mbeten femrat shqiptare më me influencë në këtë vend. Pushteti i Top Channel nuk është vetëm mediatik por prej vitesh orientimi oksidental i tij e ka rinuar dhe zbukuruar këtë vend.

-Vilma Nushi -Miliarderja sipërmarrëse, e heshtur dhe punëtore, agresive dhe e patjetërsueshme në rrugën e saj nisur 24 vjet më parë, mban gjallë doganat dhe financat shqiptare me taksat dhe tatimet e kompanive të saj si dhe me një numër rekord të punësuarish u ka mbijetuar çdo regjimi politik pervers që instalohet në Tiranë pas 1990-ës.

-Mimi Kodheli E para femër ministre e mbrojtjes në historinë e shtetit modern shqiptar. Ish zv.kryetarja e bashkisë së Tiranës me një influencë të konsiderueshme në vendimarrjet e qeverisë Rama, ka treguar me punën e saj se femra mund t’ia dalë pavarësisht sirkumstancave maskiliste të tepruara në këtë vend. Shkodrania-përmetare Kodheli admirohet për fuqinë dhe egoizmin e saj altruist në parlament dhe qeveri.

Burimi: zeri.info


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!